Përshkallëzohet protesta në Zimbabve, ushtria qëllon mbi protestuesit

01/08/2018 21:53

Zimbabve është përfshirë nga një konflikt që po përshkallëzohet me shpejtësi, pasi trupat e qeverisë hapën zjarr ndaj protestuesve opozitarë, në kryeqytetin e vendit, Harare.

Të paktën një person është vrarë nga zjarri, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, teksa vendi prej të martës është përfshirë nga një valë e fortë protestash.

Opozita ka akuzuar partinë qeverisëse Zanu-PF, se ka manipuluar votimin presidencial dhe atë parlamentar, të mbajtur ditën e hënë në vend.

Rezultatet për votimin parlamentar kanë treguar se partia qeverisëse ka fituar me një shumicë dërrmuese, ndërsa rezultati i votimit presidencial, nuk ka dalë ende.

Vëzhguesit e Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e publikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar MDC pretendon se kandidati i saj Nelson Chamisa është fitues në zgjedhjet presidenciale, por qeveria po mban peng publikimin e rezultatit, me qëllim manipulimin.

Sa i përket pranisë së ushtrisë në shesh dhe hapjes së zjarrit ndaj protestuesve, Ministri i Drejtësisë tha: Ushtria nuk është për të trembur njerëzit, por për të ndihmuar policinë në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA