Në Gjermani, një në 4 persona nuk është gjerman, por me origjinë të huaj. Vitin e kaluar, ky raport u thellua edhe më shumë, duke arritur një rekord të ri.
Sipas Zyrës federale të Statistikave, vitin e kaluar në Gjermani jetonin 19.3 milionë njerëz, që në sfond kanë emigracionin. Kjo përbën 4.4 për qind rritje krahasuar me një vit më parë.
Pjesa e përgjithshme e të huajve, në numrin total të popullsisë gjermane, përbën 23.6 për qind. Në Gjermani, një person quhet me sfond emigracioni, kur ai vet apo një nga prindërit e tij nuk ka lindur në këtë vend, pra nuk është me shtetësi gjermane.
Rreth 51 për qind e popullsisë me sfond emigrimi janë gjermanë, 49 për qind kanë një pasaportë të huaj.
Grupi më i madh i të huajve në Gjermani është ai turk. Nga 19.3 milionë individë gjithsej me origjinë të huaj në Gjermani, 2.8 milionë kanë prejardhje turke; 2.1 milionë janë me origjinë polake; 1.4 milionë me origjinë ruse; 1.2 milionë me origjinë kazake dhe 0.9 milion me prejardhje rumune.
Të dhënat bazohen në mikrocensusin, regjistrim sporadik, ku çdo vit anketohet 1% e popullsisë në Gjermani. Për statusin e emigrimit u pyetën personat privatë dhe jo në qendra komuniteti.
Top Channel