10 ditë pas vdekjes së të paktën 91 personave në zjarret që përfshinë brigjet greke, një katalog gabimesh të autoriteteve lokale, është shfaqur. Sipas një eksperti, policia bëri diversione të detyruara për shoferët duke i dërguar ata direkt në rrugën e zjarrit.
Një studim ndërkohë ka dalë në përfundimin se asnjë shenjë alarmi nuk ishte lëshuar dhe banorët e turistët nuk patën shans të largoheshin. Zjarrit iu deshën vetëm 30 minuta të kapërcente rrugën kryesore në Mati dhe të mbërrinte në breg të detit, në mesin e erërave të fuqishme të regjistruara.
Në total, 305 makina u dogjën në temperatura aq të larta sa xhamat e dritareve dhe disqet e aluminit u shkrinë. Sidoqoftë, edhe infrastruktura pa plan e zonës së Matit, ka bërë që vendi të kthehej në një kurth të madh. Javën e shkuar, ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos tha se ndërtimet e paligjshme të banorëve kishin kontribuar në katastrofë, duke bllokuar trajektoret e largimit.
Ndërkohë që qeveria greke tha sot se ishte e vendosur edhe të përballej me interesa dhe të shembë shtëpitë e ndërtuara në kundërshtim të ligjit me qëllim shmangien e një katastrofe të ngjashme, në të ardhmen. Qeveria madje ka përpiluar një listë me 2500 ndërtime informale në zonë pyjore dhe 685 shtëpi të tjera pa leje në zonën bregdetare të Atikës.
Top Channel