Erdogan: Asnjë nuk përfiton nga gjuha kërcënuese e SHBA

01/08/2018 11:04

Gjuha kërcënuese e Shteteve të Bashkuara nuk do t’i sjellë përfitime askujt.

Kjo është kundërpërgjigjja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhënë këtë të mërkurë, teksa marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s janë tendosur për shkak të burgosjes së një pastori amerikan në Turqi, mbi akuza terrorizmi.

Duke folur për reporterët në Ankara, Erdogan tha se Turqia nuk bën kompromis në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa shtoi se vërejtjet ndaj mentalitetit evangjelist apo zionist në Shtetet e Bashkuara janë të papranueshme.

Ai deklaroi më tej se ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu do të zhvillojë bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të takimit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Singapor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA