Prokurorja për Krimet e Rënda, Elisabeta Imeraj ka marrë drejtimin e Prokurorisë më të madhe në vend, që është ajo e kryeqytetit.
Arta Marku e komandoi zonjën Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës, pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryeprokurorit Dritan Rreshka, që më herët ka qenë gjithashtu një nga ekspertët e Reformës në Drejtësi.
Prokurorja Elisabeta Imeraj njihet për hetimin e dosjeve të forta, sikurse çështja e xhihadistëve, e hetuar prej saj në një kohë të gjatë dhe që dërgoi në burg 9 persona, të shpallur fajtorë për terrorizëm dhe indoktrinim të dhjetëra shqiptarëve që u dërguan prej tyre në luftimet në Siri.
Gjithashtu, Imeraj njihet edhe si prokurorja që hetoi Emiliano Shullazin, i konsideruar si një nga drejtuesit e një grupi kriminal në vend. Ndërkohë, në Prokurorinë e Tiranës vazhdon të mbetet bosh vendi i zëvendësprokurorit, pas shkarkimit të një tjetër prokurori, Arben Nela, që mbante këtë detyrë.
Top Channel