Kur po afron fundi i seancave të Vetting-ut për këtë sezon, pasi parashikimi është që të zhvillohen deri të premten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) po çon drejt fundit emrat prioritarë që janë për në organet e reja: Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Këtë të martë do të mbahen 3 seanca dëgjimore. Fillimisht, do të dalë para shkallës së parë të Vetting-ut gjyqtari për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj. Në orën 11.15 del gjyqtari administrativ Artur Malaj dhe në orën 15:00 prokurori Gentian Osmani.

Ndërkohë, në mesditë do të shpallen 3 vendime nga Vetting-u. Në orën 14:30 parashikohet të jepet vendimi për Artan Brocin, gjyqtar i lartë. Në 14:45 për gjyqtarin tjetër të lartë Medi Bici, i cili është i fundit gjyqtar i lartë që mbyll kapitullin e Vetting-ut në Gjykatën Supreme. Dita do të mbyllet me vendimin e KPK-së për prokurorin Dritan Rreshka, i cili njihet si një nga ish-ekspertët e nivelit të lartë për drejtësi.

Siç thonë burimet, me shumë mundësi Vetting-u do të mbajë seanca maksimalja deri në datën 10 gusht, e më pas edhe komisionerët e Vetting-ut dhe vëzhguesit e ONM-së bashkë me Gardën do të marrin pushimet. Për të nisur sërish pas datës 5 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA