Vetting, shkarkohet gjyqtari i lartë; Reagon Artan Broci: Vendimi politik

31/07/2018 15:13

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të lartë Artan Broci. Pas shpalljes së vendimit Artan Broci, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë, ka reaguar për mediat duke ngritur edhe akuzat se vendimi i marrë nga Komisioni Profesional i Kualifikimit është politik.

“K.P.K si komisaret politik te kryeministrit nuk dolen dot nga urdherat politik. U provova se te ardhurat e mija jane te ligjeshme te konfirmuara nga Tatimet, kalova ne pikëpamjen time të tre testet Pasuror, Profesional dhe Figuren por nuk kalova dot testin e nenshtrimit per ceshtje te caktuara dhe atë të Kryetarit të Këshillit të Emerimeve ne Drejtesi. Beteja ime ligjore do vazhdoje deri ne fund. flm”, shkruhet në reagimin e Artan Broci

Në seancën dëgjimore të datës 27 korrik, KPK-ja vuri në dukje se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Por, sipas Brocit, shtesa është kryer në të gjithë objektin nga të gjithë banorët.

Më tej, KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull, të cilin Artan Broci insiston se e ka shitur prej shumë kohësh dhe më pas shumën e ka investuar. KPK-ja evidentoi si gjetje edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto të padeklaruara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA