Rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme një pemë pishe është këputur duke zënë poshtë një mjet tip “Opel” me targa AA295NT.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan, në vendin e quajtur “Ura e Uznovës”. Brenda në mjet ndodheshin burrë e grua dhe fëmija e vogël 6 vjeç.

Fatmirësisht nga rënia e pishës nuk ka pasur të dëmtuar asnjë prej familjarëve. Mjeti ishte në pronësi të Robert Haruni nga qyteti i Beratit.

Robert Haruni tregon se ishte duke shkuar për në shtëpi, ndërsa është munduar të shmang pemën. “Kur pash që pisha po binte manovrova makinën duke shkuar në anën tjetër të rrugës. Nuk kisha kohë as për frenim dhe as për t’i dhënë gaz makinës”, shprehet jashtë kamerës drejtuesi mjetit.

Menjëherë kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses për të prerë dhe nxjerrjen e mjetit për të zhbllokuar qarkullimin rrugor, ku ishte i bllokuar për rreth 1 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA