Raporti i DASH, Ahmetaj: Partneritetin publik privat nuk e shpikëm ne

31/07/2018 13:52

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, doli të martën në një konferencë për shtyp për të komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që e konsideroi Shqipërinë një vend të vështirë për të bërë biznes.

Duke trajtuar çështjen e kontratave te partneritetit publik privat në Shqipëri, Departamenti i Shtetit thotë se përdorimi në rritje i këtyre kontratave ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe konkurrencën e investitorëve të huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Sipas raportit të DASH, analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave vazhdojnë të jenë shqetësim.
Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017, thuhet në raport.

Ahmetaj u përgjigj se “PPP nuk është shpikur në Shqipëri, por përdoret në të gjithë vendet e botës”.

“Marrim shembull Rrugën e Arbrit: pa privatin do të ishte bërë e mundur për 15 vjet kjo rrugë, ndërsa duke futur privatin, qytetarët e fitojnë rrugën për 3 vjet. Kur nuk bëhet dot me burimet e buxhetit, ftojmë privatin dhe afrojmë rrugën”, sqaroi Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA