Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në Shqipëri, ka shkatuar debate të ashpra politike. Për Lulzim Bashën raporti vërtetoi akuzat e opozitës për qeverisjen e Ramës në këto pesë vite.

“Raporti ka nota negative për çdo aspekt të klimës së biznesit dhe qeverisjes, por fakti më i rëndë që dëshmon nivelin KRIMINAL të qeverisë Rama në ekonomi, është pohimi se investitorëve të huaj, Edi Rama u bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë”, deklaroi Basha.

Sipas raportit të DASH, Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes dhe investitorët e huaj citojnë korrupsionin, veçanërisht në drejtësi dhe mungesën e transparencës tek prokurimet publike si probleme të vazhdueshme.

“Kjo është një thirrje për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë reformën në drejtësi dhe vettingun, që të mos vazhdojnë ta bëjnë, sepse është kundër qytetarëve shqiptarë. Është kjo qeveri që ka inicuar dhe po mbështet me të gjitha instrumentat, implementimin e reformës në drejtësi, e cila është edhe shtylla e raportit”, deklaroi Ahmetaj.

Ndërsa për koncesionet, Departamenti i Shtetit thotë se kanë kufizuar konkurrencën dhe nuk kanë analiza të qarta kosto përfitimi.

“Prandaj e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto pesë vjet, ka qenë plaçkitja dhe vjedhja e taksave të qytetarëve, duke ia dhënë klientëve në koncesione dhe kontrata abuzive”, vijoi kreu i PD-së.

Po për Arben Ahmetajn kontratat më problematike të koncesioneve janë ato që ka dhënë ish qeveria e Partisë Demokratike.

“Numri i koncesioneve që janë bërë deri në 2013-ën, është 178, ndërsa ato që ne kemi bërë, është vetëm 39. Koncepti i PPP-ve është se ne ftojmë privatin për të bërë rrugë, që janë të domosdoshme për t’u bërë, por që qeveria nuk ka mundësi të investojë menjëherë. Pra në këtë mënyrë vetëm sa afrohet ndërtimi i tyre”, tha ministri i Ekonomisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA