Pas shkarkimit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci, KPK ka vendosur mesditën e së martës edhe shkarkimin e Prokurorit të Tiranës, Dritan Rreshka.
Gjatë seancës dëgjimore u hodhën pikëpyetje mbi njëanshëmrinë e ILDKPKI mbi një raport për pasurinë e prokurorit Rreshka. Këto dyshime lidhen me faktin se vite më parë prokurori Rreshka ka hetuar te Krimet e Rënda një çështje për dyshimet e korrupsionit ndaj ILDKPKI. Raporti i ILDKPKI ka dalë në përfundim se Rreshka ka kryer deklarim të rremë.
Sipas KPK-së, ka deklaruar të ardhura nga qiraja dhe emigracioni gjatë kohës kur ishte student, por KPK-ja ka dalë në përfundimin se ka mungesë për të ardhurat nga emigracioni dhe nga qiratë e katit të parë të një objekti privat, i cili është ndërtuar në bashkëpronësi me të afërmit.
Vetting-u ndaj Rreshkës. Prokurori i Tiranës përballë KPK-së
Ndërkohë që Rreshka në seancën dëgjimore u përgjigj se: “Kam depozituar në KPK kontratën e punës të siguruar në Greqi, atje ku kam punuar në vitin 1997-1998. Nga 1999 deri në 2003 kam punuar pranë organizatës amerikane CRS. Të ardhurat e mia nga puna në Greqi dhe nga puna në periudhën 1999-2003 nuk i ka analizuar as ILDKPI dhe as KPK-ja”.
Top Channel