Vetting, shkarkohet gjyqtari Bledar Abdullai. Në 9:30 pritet vendimi për Shkëlzen Selimin
30/07/2018 09:04
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bledar Abdullai.
Ky gjyqtar, i cili ishte edhe kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kishte probleme me deklarimin e pasurisë.
Në orën 09:30 pritet vendimi për gjyqtarin e Gërdecit, Shkëlzen Selimi.
Më pas do të jetë Medi Bici, i fundmi i Gjykatës së Lartë pa kaluar në “sitë”. Ai do të jetë para KPK-së në orën 10:00.
Pas tij është Besnik Muçi, i cili garoi për Prokuror të Përgjithshëm dhe është gjithashtu prokuror i Krimeve të Rënda dhe kandidat për në KLP.
Top Channel