Vendosi tritol në banesën e Gazmir Dacit, kapet autori i shpërthimit

30/07/2018 09:27

Vilson Brahaj, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, u arrestua për vendosjen e lëndës shpërthyese pak ditë më parë në banesën e të dënuarit për vrasje, Gazmir Daci.

Dyshohet se Brahaj ka vendosur 500 gramë eksploziv kundrejt pagesës në shtëpinë ku jeton familja e Dacit, i cili ndodhet në burg. Pas shpërthimit, autori i dyshuar ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër urës.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje dhe po vuan dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar.

Më 31 korrik të vitit 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA