Shqiptarët përleshen me marokenët në burgun e Riminit, plagosen dy gardianë
30/07/2018 09:48
Një përleshje me armë mes bandave shqiptare dhe marokene ka përfunduar me plagosjen e dy gardianëve të një burgu në Rimini të Italisë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se përleshja ka ndodhur në burgun Casetti, ku kanë qenë dy banda që janë përleshur mes tyre, por nuk dihen ende motivet, pasi sherri ka ndodhur pas meshës në orët e pasdites së të dielës.
Policia e burgut ka ndërhyrë të qetësojë situatën ku të plagosur nga përleshja mbetën dy gardianë që u dërguan me urgjencë në spital. Të plagosur të tjerë janë mes të burgosurve, të cilët u mbajtën në spitalin e burgut.
Top Channel