Foto ilustruese

Policia e Lushnjes ka mundur të arrestojë pas 3 muajsh një 35-vjeçar, autor i plagosjes së tre të rinjve në prill të këtij viti.

Sipas burimeve zyrtare Elion Shehu, “ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje”.

Mësohet se tre të rinjtë e kishin dhunuar Shehun një ditë më parë, dhe ky i fundit u hakmor më 15 prill duke i plagosur të tre të rinjtë.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Top Channel