Nga sot ka filluar java më e nxehtë që nga fillimi i verës së këtij viti me presionin e lartë që do të çojë në dominim të kohës me diell dhe të nxehtit në të gjithë rajonin.

Shirat në këtë javë, parashikohen të jenë të pakta, të kufizuara në ndonjë stuhi e lehtë, kalimtare. Ditë pas dite, sipas parashikuesve, do të intensifikohet edhe i nxehti gjatë natës, me vlera që në agim nuk do të arrijnë të zbresin nën 25 gradë.

Era nuk do të mungojë, pasi do të vijë nga veriu i Ballkanit, pavarësisht se do të jetë e dobët dhe në përgjithësi temperaturat do të shkojnë jo më shumë se 35 gradë në rajone të ndryshme.

Italia do të jetë më e nxehtë, me temperaturat që pritet të shkojnë deri afër 40 gradë në disa rajone të caktuara. I nxehti në fakt është bërë tani i prekshëm në të gjithë kontinentin evropian, pavarësisht kontrasteve të verifikuara.

Shkencëtarët kanë drejtuar gishtin tek ndryshimet klimaterike, që sipas tyre, janë fajtore për motin ekstrem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA