Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

30/07/2018 12:14

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore dhe një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Arian Plaku 43 vjeç, banues në Durrës”, thotë policia.

Ai është dënuar me 1 vit e 5 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel