FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Sipas tabloidit anglez “The Sun”, burri që kishte ndihmuar këngëtaren Demi Lovato të rrinte “e pastër” për plot 6 vjet është larguar disa javë më parë dhe kjo është arsyeja e problemeve të fundit të aktores.
Mund të jetë prishja e marrëdhënieve me trajnerin Mike Bayer, njeriun që e ndihmoi të rrinte larg telasheve dhe substancave të rrezikshme, shkaku i shtrimit të ri të Demi Lovatos në spital.
Sipas “The Sun”, ish-ylli i Dysney, viktimë e një overdoze heroine, pak javë para se të ishte keq, ka pushuar nga puna Bayer-in.
“Ziheshin sepse ai e ndjente që këngëtarja po kërkonte justifikime për sjelljet e saj të gabuara dhe nuk i thoshte të vërtetën për gjërat që bënte. Pas debatit të fundit ai i vuri në dukje gjëra që ajo nuk donte t’i dëgjonte”, shkruan “The Sun”.
Top Channel