Gentian Medja përballë Vetting-ut. Asnjë problem me pasurinë dhe figurën

30/07/2018 12:33

Gjyqtari i Gjykatës Administrative Tiranë, Gentian Medja, doli përpara Vetting-ut paraditen e së hënës.

Sipas raportit të ILDKPKI, deklarimi i pasurisë së tij është i saktë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) tha se gjatë hetimit të thelluar administrativ rezultoi se “subjekti nuk ka deklaruar të ketë llogari të paluajtshme”.

Sa i përket pasurisë, Medja ka llogari bankare në vlerën 1 milion lekë, llogari e pagës si gjyqtar, rreth 1.1 milionë lekë, kursime familjare në vite “cash” bashkë me prindërit. 1 milion lekë, ku zotëron 50%, autoveturë “Benz”, blerë për 250 mijë lekë. Nuk ka pasaktësi në këto llogari. Përsa i përket pasurisë së prindërve, ata kanë një apartament 64 metra katrorë në Shkodër, 72 aksione të babait në vlera nga 75 mijë lekë. Ka rezultuar se nuk kanë krijuar të ardhura. Për këtë pasuri nuk ka pasaktësi apo dyshime. Nuk ka pasuri të padeklaruara apo të fshehura.

Përsa i përket figurës, DSIK raporton se ai është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA