Skuadra e Force India, që merr pjesë në garat e Formula 1, ndodhet prej kohësh në vështirësi të mëdha financiare, por vetëm këtë fundjavë Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të aplikojë administrimin e kontrolluar.

Skuadra e Vixhai Malia me seli në Silverston, u vendos nën kontrollin e grupit të konsulencës FRP, për shkak të borxheve të akumuluara dhe tani po kërkon blerës seriozë që të mund të vazhdojë aventurën në garat emocionuese.

Skuadra indiane ka 180 milionë Euro borxhe kundrejt grupit të telefonisë Orange India Holdings. Mes kreditorëve kryesorë të jashtëm, rezulton edhe Mercedes me 15 milionë Euro, faturë e akumuluar për shkak të furnizimit me Power Unit për kampionatin aktual, si dhe pagesën e pilotit Sergio Perez.

Por më shumë sesa kostot e garave, problemet e Force India lidhen me çështjet ligjore të pronarit të saj Vixhai Malia. Ky i fundit akuzohet për mashtrim në shuma të mëdha në Indi dhe lufton prej kohësh në Britaninë e Madhe, kundër ekstradimit në vendin e tij të origjinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA