Thomas apo Doumolin?! ‘Tour de France’ pret kampionin

28/07/2018 09:16

Geraint Thomas i përdori kilometrat e fundit mbi male për të shtuar diferencën e tij në krye të renditjes së përgjithshme në turin e Francës, aktiviteti më prestigjioz i çiklizmit që mbyllet pas pak ditësh.

Çiklisti britanik bëri luftë me nervat e tij përveç rivalitetit me sportistët e tjerë, por në fund llogaritë e vlerësuan.

Në etapën e 19 të Turit të Francës, Thomas preu finishin i dyti. Britania e Madhe kishte pritur 109 vjet për një fitues, por tani me uellsianin favorit, mund të koleksionojë triumfatorin e tretë në 7 vitet e fundit nga Team Sky.

Slloveni Primoz Roglic regjistroi kohën më të shpejtë nga të gjithë, por përveç kandidimit të tij për podiumin prestigjioz nën kullën Eifel, ai rihapi dhe garën për titullin.

Fanela e verdhë me shumë gjasa do të mbetet në supet e Gereint Thomas, kjo pasi kampioni i botës Doumolin është vështirë të fitojë sekondat e çmuara deri në finale. Për t’u shënuar gjithashtu rivalitei i Kris Frum, që do të dorëzohet në Turin e Francës vetëm kur matematika ta lejojë.

Top Channel