Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun e Elbasanit ka mbyllur tregjet e bagëtive në Peqin e Gramsh.

Shkak është bërë mungesa e kushteve higjeno-sanitare dhe mosrespektimi i kushteve të sigurisë ushqimore. Nga inspektimet dhe kontrollet e bëra nga Shërbimi Veterinar është konstatuar se këto tregje nuk plotësojnë as kushtet minimale për të ofruar shërbimin e shitjes së gjësë së gjallë.

Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Elbasan theksoi se ende ka probleme të mëdha për të gjetur një vend të përshtatshëm në përputhje me ligjin për ushtrimin e këtij aktiviteti ndaj dhe bashkitë duhet të marrin masa.

Sipas Shërbimit Veterinar në Drejtorine e Bujqësisë Elbasan, problematik është edhe tregu i bagëtive në Prrenjas, kushtet e të cilit po ashtu lënë për të dëshiruar.

Bashkisë së Prrenjasit po ashtu i është dërguar një shkresë për të marrë masa në lidhje me tregun e gjësë së gjallë.

Top Channel