Lajmet kryesore të ditës, 28/07/2018 – 13:00

28/07/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KOSOVA PËRCJELL ADEM DEMAÇIN
Kosova përcolli sot në banesën e fundit veprimtarin Adem Demaçi, simbolin e rezistencës kombëtare. Gjatë paradites, në Sheshin “Skënderbe” u zhvilluan homazhet. Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjecare.

META: LEXOJENI ME OBJEKTIVITET DEKRETIN
Presidenca I është përgjigjur reagimeve të palëve pas kthimit të ligji9t të teatrit duke I quajtura si të nxituara, emocionale e të pathelluara. Presidenti I fton të gjithë të shqetësuarit të kenë durim ë të lexojnë me objektivitet dekretin.

HELSINKI: SHQIPËRIA NUK FRENON DOT EMIGRANTËT
Komiteti shqiptar i Helsinkit ka monitoruar pikat kufitare në jug të vendit dhe thotë se shteti shqiptar nuk ka kapacitetet për të kontrolluar vijën e gjelber me qëllim frenimin e emigrantëve të paligjshëm.

PUTIN FTON TRUMP TË VIZITOJË MOSKËN
Vladimir Putin ka ftuar presidentin amerikan Donald Trump në Moskë qëkurse të dy u shprehën të gatshëm për takime të mëtejshme të nivelit të lartë. Por më parë duhet të krijohet klima e përshtatshme.

EKSPERTËT: I NXEHTI PASOJË E NGROHJES GLOBALE
I nxehti përvëlues në gjithë botën është një fenomen që nuk kishte ndodhur më parë në këtë nivel. Ekspertët I mëshojnë idesë së ngrohjes globale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA