Një 48-vjeçar nga fshati Lis i Matit është vënë në pranga nga policia pasi ka kanosur një shtetase e më pas duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një tjetër automjet.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku Shkëlqim Milkuri, i dënuar më parë për plagosje e rëndë me dashje ka kanosur L.B, dhe më pas ka duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Mitsubishi’, në gjendje të dehur, “nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Y.P, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, thotë policia e qarkut.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Mosbindje ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosje”.

Top Channel