Pavarësisht deklaratave të Leonardos drejtorit të ri të përgjithshëm të kuqezinjëve se klubi do të vazhdojë projektin me Genaro Gattuson në stol, mediat italiane kanë zbuluar se në ditët e fundit ka patur një takim mes brazilianit dhe ish trajnerit të Chelsea-it për të kuptuar mundësitë që ekzistojnë që Conte të marrë drejtimin e Milanit.

Leonardo i ka bërë të ditur Contes dëshirën e tij që ai të ulet në pankinën e 7-herë kampionëve të Europës dhe e ka pyetur nëse është e mundur nëse Conte mund të lirohet sa më shpejt nga kontrata që mban të lidhur me Chelsea-in, me klubin londinez që aktualisht i paguan trajnerit italian pagën prej 9 milionë eurosh në sezon ndërsa kjo shifër shkon deri në 17 milionë euro përfshirë edhe taksat.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve Elliot po përgatit revolucionin e madh te Milani dhe pas përfundimit të turneut amerikan, Genaro Gattuso mund t’i japë lamtumirën Milanit, për t’i bërë vend Antonio Contes në stol.

Top Channel