Dhunoi pa shkak të vëllain, arrestohet pas një muaji 35-vjeçari

28/07/2018 12:02

Ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij më të madh, pa asnjë shkak konkret, por u vu në pranga vetëm një muaj pas ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, më 26 qershor të këtij viti Erjon Bako, 35 vjeç nga fshati Mbyet i Fierit, ka dhunuar vëllain 12 vite më të madh, G. Bako, 47 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel