Konflikt për motive të dobëta, të shtëna me armë në Fushë-Arrëz

27/07/2018 22:12

Policia e Pukës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes një 49-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj një mjeti.

Shtetasi me iniciale L.N., banues në Poravë të Fushë-Arrëzit, ka shtënë me armë zjarri ndaj mjetit që drejtohej nga T.P.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Top Channel