“Hëna e përgjakur” më e gjatë në shekull shikohet tani (Foto)

27/07/2018 21:11

Ka nisur eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” në gjithë këtë shekull.

Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës mbulohet nga një hije e kuqe apo e murrme. Periudha e eklipsit total, kur drita e hënës do të zbehet plotësisht, zgjat 1 orë e 43 minuta.

Eklipsi shihet në Europë, Lindje të Mesme, Afrikë, Australi, pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikën e Jugut. Në rajonin tonë, ai do të mund të shihet rreth orës 22.00.

Po sonte dhe gjatë ditëve në vijim, marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.

Sipas shkencëtarëve, shfaqja e marsit në të njëjtën kohë me eklipsin hënor, nuk është e vetmja koincidencë. Bëhet fjalë sipas tyre për një procesion planetësh, një renditje e fqinjëve tanë qiellorë që do ti ofrojë vëzhguesve të qiellit një shikim veçanërisht të rrallë të Afërditës, Jupiterit, Saturnit dhe marsit.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA