Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në Shkodër pasi tentuan të grabisin një banesë dhe u përleshën fizikisht me pronarin e saj.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
Sipas policisë, këto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët së bashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Top Channel