Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në katin e parë të një banese në Bathore.
Nga të dhënat e para mësohet se shënjestër e këtij shpërthimi ka qenë banesa e Gazmir Dacit, i cili është i burgosur pasi është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Më 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.
Top Channel