Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga starti i Serisë A, Lazio vijon përgatitjet nën drejtimin e Simone Inzaghit, ndërsa Igli Tare punon në merkato për të plotësuar organikën.

Kështu Drejtori Sportiv i bardhekaltërve ka arritur të sigurojë shërbimet e dy futbollistëve me eksperiencë, gjatë pasdites së të shtunës.

Me lazion është bashkuar ish kapiteni i Fiorentinës, mesfushori kroat Milan Badelj, i cili u largua nga Firenze si lojtar i lirë.

Tare arriti të mbyllë edhe marrëveshjen me Sevillan, për transferimin e futbollistit argjentinas, Joaquin Correa, për të cilin do të paguajë 16 milionë euro.

24-vjeçari luan prej dy sezonesh në Andaluzi dhe në 47 takime, ka shënuar 5 gola. te ai, Tare dhe inzaghi shikojnë zëvendësuesin ideal të Felippe Anderson, pasi Correa e njeh mirë Serinë A, ku ka luajtur me Sampdorian në sezonin 2015-2016.

Top Channel