Ka qëlluar me armë në ajër në qendër të Mamurrasit dhe më pas nuk i është bindur policisë.
Policia ka arrestuar Emiljan LLeshajn, 22 vjeç nga Mamurrasi, i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale.
“Ai ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278/3, 274 dhe 242 të Kodit Penal, pasi më datë 07.07.2018, në qytet Mamurras, duke lëvizur me mjetin e tij tip Audi, ka qëlluar në ajër me armë zjarri si dhe është larguar duke mos u bindur punonjësve të policisë”, njofton policia e Lezhës.
Gjithashtu, Gjykata e Kurbinit me vendimin datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg” . Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Top Channel