Drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturës, Etleva Kondi, thotë se kostoja e rrugës Milot-Balldren u rrit për shkak të ndryshimit të projektit.

Sipas saj në variantin e ri u përfshi ndërtimi i rrugëve dytësore si dhe përmirësimi i sinjalistikës.

Vlera e re prej 20.1 miliardë lekë është propozuar nga vetë koncesionari në ofertën e pakërkuar. Projekti i ri bashkë me vlerën e rritur është miratuar më pas nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, por edhe ministria e Financave.

“Vlera e përcaktuar është vlerë tavan, pra nuk pranohet ofertë mbi këtë vlerë”, u shpreh Etleva Kondi.

Sipas Kondit përveç oponencës teknike nga autoriteti rrugor, kostot do të mbikëqyren edhe nga një inxhinier i pavarur, që do të përzgjidhet me tender ndërkombëtar.

Rruga Milot-Balldren është 17.2 kilometër e gjatë dhe do të ndërtohet me koncesion. Në variantin e parë kostoja totale e rrugës ishte parashikuar 14.2 miliardë lekë, por më pas ajo u rrit në 20 miliardë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA