Një grindje që përfundoi me 4 të plagosur ndodhi këtë mëngjes në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Palët e përfshira në një proces në lidhje me një gurore u grindën para gjykatës. Agresoret u arrestuan nga policia në vendngjarje.

Një prej dëshmitarëve që në proces përfaqëson guroren tregon versionin e tij për ngjarjen

“Ne zbritem poshtë kishim një seancë gjyqësore këta erdhën na goditën me thika e me sëpata. Kuneterëit e Bernard Çaushaj me bandën e tij nga Selenica. Jam përfaqësuesi i gurores. Jemi në gjyq. Këta na kanë bllokuar rrugën s’na lënë ta kalojë ndaj jemi ne gjyq. Na kishin zënë prite sa zbritëm në makine në goditen. S’është hera e parë që na godasin me doreza dhe hunj”, deklaron një prej personave të përfshirë në këtë konflikt.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e vlorës jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA