Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
PËRGJIMI I GJYQTARIT SELIMI, JA DOKUMENTI I SHISH
Shkëlzen Selimi, gjyqtari i gjykatës së lartë është indetifikuar nga shish si gjyqtari që ndihmoi për lirimin nga burgu të anëtarëve të bandave kriminale të Fierit. Top channel disponon dokumentin ekskluziv te raportit.
AZILKËRKUESIT E MITUR, NDALOHET UDHËTIMI I FEMIJËVE
Prej disa javësh fëmijët e pashoqëruar nga prindërit nuk lejohet të udhëtojnë jashtë vendit edhe nëse janë pajisur me prokurë. Kjo është një masë për të frenuar fenomenin e azilkërkuesve të mitur në vendet e BE.
APLIKIMI PËR FORMULARIN A2 BËHET ONLINE
Nga 30 korriku e deri më 4 gusht 25 mijë maturantë duhet të plotësojnë formularin A 2 për të ndjekur proceduren e pranimit në një nga universitetet publike apo private. Aplikimi bëhet vetëm online.
NDËRKOMBËTARËT: VOTONI LIGJIN PËR MAGJISTRATURËN
Ndërkombëtarët kërkojnë që politika të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të kuvendit dhe te miratoje ligjin e magjistratëve që formon gjykatës dhe prokurorë
SHQIPTARJA E SUKSESSHME NË GJERMANI
Mbi një mijë infermierë të rinj nga Shqipëria kanë nisur punë në Gjermani. Një 31 vjeçare, ndërkohë, nga Librazhdi, u bë personazh i mediave gjermane për suksesin e saj në spitalin ku punon.
Top Channel