Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një automjet tip Ford Fokus është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë rreth-rrotullimit në kahun e hyrjes për në portin detar.
Pak kohë pas parkimit nga drejtuesi i tij, mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.
Mjeti ka qenë me targa italiane dhe paraprakisht mësohet se është në pronësi të një emigranti shqiptar.
Top Channel