Ylli i Presidentit amerikan Donald Trump në Bulevardin e Famës në Hollivud është shkatërruar nga një burrë.

Policia në Hollivud është informuar me telefon për incidentin. Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë një burrë që afrohej pa u shqetësuar dhe me sëpatë në dorë filloi të godiste yllin dedikuar Presidentit. Më pas, policia arrestoi Austin Clay, një 24-vjeçar, nën dyshimin për vandalizëm. Vetë Clay nuk dha asnjë motiv për veprimin dhe hetimi vazhdon.

Videot nga televizionet lokale tregonin turistët që i bënin foto yllit të shkatërruar përballë qendrës Hollywood&Highland, një vend i frekuentuar shumë nga turistët. Presidenti i Dhomës Tregtare të Hollivudit tha në një deklaratë për shtyp se Holli i Famës është një institucion që vlerëson kontributet pozitive të të përzgjedhurve.

“Kur njerëzit janë të pakënaqur me një prej tyre, ne shpresojmë që zemërimi i tyre të projektohet në mënyra më pozitive se sa vandalizmi i një atraksioni dhe simboli të Kalifornisë”, u shpreh ai.

Demokracia jonë bazohet tek respekti i ligjit. Njerëzit mund të bëjnë ndryshimin duke votuar dhe jo duke shkatërruar pronën publike. Ylli i Donald Trump ka qenë në fakt edhe më herët në shënjestër të vandalizmave dhe protestave, që kur ylli i televizionit kaloi në politikë.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA