Ndërron jetë efektivi i policisë, u aksidentua 10 ditë më parë

25/07/2018 10:52

Ka ndërruar jetë 10 ditë pas aksidentit të rëndë efektivi i Policisë Rrugore të qarkut Berat, Myslym Bakërri.

Polici ishte në krye të detyrës me mjetin e Policisë Rrugore, duke patrulluar në aksin Ure Vajgurore – Kuçove, kur u përplas me një mjet tjetër, tip Volsvagen.

Pas përplasjes, të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në kanal. Efektivi Bakërri,u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.

Funksioni i tij në Policinë e Shtetit ishte: “Trup shërbimi në sektorin e qarkullimit rrugor” të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA