Me largimin e LeBron James në drejtim të Los Angeles Lakers, te Cleveland ka ardhur koha që të bëhet rindërtimi i skuadrës. Hapi i parë që u ndërmor nga skuadra nënkampione e NBA ishte rinovimi i kontratës me një prej basketbollistët më të rëndësishëm të saj, Kevin Love.

Ky i fundit nënshkroi me Cavaliers një kontratë të re 4-vjeçare me pagë prej 120 milionë dollarësh, që do të thotë 30 milionë dollarë në sezon, pagesë që do të fillojë të bëhet që nga fillimi i sezonit 2018/2019. Kevin Love, i cili kishte marrë jo pak kritika nga persona të ndryshëm që s’e shihnin në lartësinë e një skuadre si Cleveland, që çdo vit pretendon titullin kampion, mori përsipër rolin e protagonistit të kësaj skuadre pikërisht për t’iu përgjigjur edhe këtyre kritikave.

“Jam shumë i emocionuar për faktin se do të jem ende pjesë e kësaj skuadre. Dua të falenderoj drejtuesit e skuadrës për besimin që shfaqën. Kur erdha këtu përpara disa vitesh i premtova vetes se do të rrija te Clevelend për shumë kohë dhe jam impenjuar shumë që të mësoj kulturën sportive të Cleveland Cavaliers”, deklaroi Love.

Top Channel