Zv.ministri shkon në punë me Mobike, Veliaj: “Cool” në çdo moshë

24/07/2018 10:19

Teksa po mbërrinte në zyrën e tij në Bashki, kryebashkiaku Erion Veliajn është përballur me një surprizë të bukur pranë godinës së Bashkisë së Tiranës.

Zv/ ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili feston sot edhe ditëlindjen, kishte zgjedhur si mjet transporti në kryeqytet pikërisht një nga biçikletat portokalli Mobike.

“Ja prova qe mund te jesh “cool” ne çdo moshe – gezuar ditelindjen @ToniJGogu, i ke ul nja 20 vite me @MobikeAL”, shkruan Veliaj në twitter.

Kanë kaluar vetëm 46 ditë, që kur Mobike nisi pedalimin e tij zyrtar nëpër rrugët e Tiranës duke u përqafuar menjëherë. Nisma e Bashkisë së Tiranës është kthyer në një trend ku të gjithë grupmoshat zgjedhin si mjet transporti alternativ dyrrotakun duke kontribuar edhe për një qytet më të pastër dhe për një jetesë më të shëndetshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA