2018 është e gjitha një përkushtim ndaj rozës së trëndafiltë e një rikthim në ca stile të cilat keni kohë që i mohoni.

Së pari, materialet e gomuara dhe ato sintetike. Asnjëherë më parë nuk janë transformuar në veshje kaq “chic” dhe silueta elegante.

Jaka asimetrike do të sjellë një siluetë të balancuar që vallëzon përgjatë shpatullës suaj, mbështillet rreth qafës dhe përfundon në këtë jakë. Bëhuni gati t’i përdorni sa më shumë.

Nuk mund të mohoni portofolin e vogël përreth belit që këtë vit do të rezistojë fuqishëm. Ai në formë diagonal nga Balenciaga është po ashtu një sugjerim i mirë.

Përqafoni transparenten. Tashme e ofrojnë lirshëm të gjithë dizajnerat e preferuar. Që nga çizmet e shiut Chanel e deri tek korseja plastike.

Victoria Beckham dhe Michael Kors kanë menduar që “millennium pink” duhet të zëvendësohet me Levandon pastel. Kjo purpur e lehtë është ngjyra më e preferuar në fustane apo kostume.

Mos harroni asnjëheherë propozimin e së bardhës së pastër. Sugjerimi i Tom Ford patjetër që është më i nxehti.

Nuk jemi mjaftueshëm të çmendur sa të hiqni dorë nga “vintage”? Xhinset e errëta janë ringjallur fuqishëm. Veçojmë këtu një tekstil të veçantë të Alexander McQueen.

Syzet XGirl. I kemi prekur edhe më herët, por duket se Louis Vuitton dhe Prada e përforcojnë. Forma e syzeve të viteve 90 është rikthyer fuqishëm. Mos u kufizoni në eksperimentet me ngjyrat.

Motivet florale të printuara në bardhë e zi. Por sidomos edhe në ngjyrat monokrome.

Shumë i preferuar po ashtu është stili shumëngjyrësh i ylberit. Peter Pilotto i shndërron me krijimet e tij këto ngjyra shumë chic.

E kuqja me pink ashtu siç Oscar de la Renta e serviri për Shën Valentin nuk do të ndalet së veshuri këtë vit.

Dhë së fundmi perlat mund të jenë aksesori më i mirë zbukurues. Edhe një fustan të thjeshtë mund ta shndërroni në fashion me një detaj të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA