Vettel i zhgënjyer: Gabimi i sotëm mund të më kushtojë titullin

22/07/2018 22:27

Sebastian Vettel ishte i zhgënjyeri i madh i garës së Hockenheim në Gjermani.

4-herë kampioni i botës në Formula 1, i cili është në kërkim të titullit të tij të parë me Ferrarin e di që gabimi që bëri në këtë pistë mund të ndikojë shumë në ecurinë e sezonit.

“Bëra një gabim të vogël që pati një impakt shumë të rëndë. Po e menaxhonim shumë mirë garën deri në atë pikë ndërsa më pas gabova unë. Jam shumë i zhgënjyer, pasi deri në atë moment e kishim fitoren në xhep”, deklaroi Sebastian Vettel.

Top Channel