Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
KOTZIAS, KRITIKA PËR OPOZITAT NË ATHINË DHE TIRANË
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur për rolin negativ të opozitës shqiptare dhe asaj greke në marrëveshjen që pritet të nënshkruajë Athina me Tiranën. Në një intervistë, Kotzias ka përsëritur se problematika me Shqipërinë shkon te çështjet që burojnë këtu e 90 vite më parë.
SHPËRTHIM TRITOLI NË VLORË
Një makinë shpërtheu mëngjesin e sotëm në lagjen Çolë të Vlorës, në automjetin e një 30 vjecari. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
VULIN: PACOLLI NË NOVI SAD, SI GJURIÇ NË KOSOVË
Nese behgjet pacolli do te hynte ne Serbi, do te trajtohej si marko Gjuric kur vizitoi Kosoven. Ky eshte reagimi i Beogradit zyrtar, pasi nuk lejoi ministrin e jashtem te Kosoves, per te vizituar Novi Sadin.
PROTESTA NË ROMË PËR POLITIKAT ANTI-EMIGRACION
Roma nuk i pranon kritikat qe i bëhen per politikat e saj anti emigracion. para ministrise se brendshme italiane u zhvilluan edhe protesta, qe e akuzon qeverine italiane se i ka duart e lara me gjak.
FORMULA 1, FETTEL E NIS NGA “POLE POSITION”
Në orën 15.10, starton sot gara për cmimin e madh të Gjermanisë së Formula 1. Sebastian Fetel e nis nga pole positioni.
Top Channel