
22/02 16:36
Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më parë.
Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze.
Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliard dollarë.
Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo u zbulua vetëm së fundmi në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri.
Top Channel