Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shpërndarës droge në sajë të kontrolleve të shtuara për goditjen e rasteve të narkotikëve.

Dy të parët, Përparim Sula, 50 vjeç dhe M. H., 17 vjeç, u arrestuan në rrugën “Riza Cuka”, në sheshpushimin e pallateve, ku gjatë kontrollit iu gjetën 56.87 gramë kanabis.

Ndërsa Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç, tek “rrethrrotullimi i Saukut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua 6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Top Channel