Mercedes nuk humbet kohë dhe blindon të dy pilotët e tij. Pas Lewis Hamilton i erdhi radha Valtteri Bottas të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane deri në fund të vitit 2019 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër deri në 2020.
Mercedes konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate në faqen e internetit të tij dhe në rrjetet sociale.
Finlandezi, që u transferua te Mercedes nga Williams në vitin 2017 ka fituar 3 gara dhe është ngjitur 5 herë në podium. Vitin e kaluar ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e titullit të pestë radhazi të Mercedes për konstruktorë.
Valtteri Bottas nuk e fshehu kënaqësinë për nënshkrimin e kësaj kontrate të re me skuderinë gjermane. “Jam shumë krenar që janë pjesë e kësaj skuadre. Do të vazhdoj të jap maksimumin për arritjen e objektivave tanë. Puna e madhe paguhet gjithnjë”, ishte komenti i Valtteri Bottas në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.
Top Channel