Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin që iu bë udhëheqësi rus Vladimir Putin, që Rusisë t’i lejohet të marrë në pyetje qytetarë të SHBA.
Shtëpia e Bardhë më herët tha se do ta konsideronte këtë propozim, por tani thotë se Trump “nuk pajtohet” me sugjerimin. Oferta u bë në një takim të dy udhëheqësve. Në kthim, Putin sugjeroi që ai të lejonte hetimin e 12 rusëve të paditur nga SHBA.
Ideja e lejimit të një fuqie të huaj për të bërë pyetje qytetarëve amerikanë shkaktoi zemërim në arenën e politikës së SHBA, e jo vetëm.
“Është një propozim që është bërë me sinqeritet nga Presidenti Putin, por Presidenti Trump nuk është dakord me këtë,” tha të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, duke shtuar se: “Shpresojmë se Presidenti Putin do të lejojë marrjen në pyetje të 12 rusëve të identifikuar që të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të provuar pafajësinë apo fajin e tyre”.
Qytetarët amerikanë që Putin ka kërkuar të marrë në pyetje ishin një ish-ambasador i SHBA në Moskë, Michael McFaul dhe financieri Bill Browder.
Lejimi i zyrtarëve rusë për të marrë në pyetje McFaul do të ishte një shkelje e traditës së gjatë për diplomatët e huaj, të cilët kanë imunitet ligjor.
Top Channel