Lideri i separatistëve katalonjas, Puigdemont, rrezikonte të ekstradohej nga Gjermania, pas vendimit të gjykatës , jo për rebelim, por për keqpërdorim fondesh. Por kjo nuk pritet të ndodhë më.
Gjykatësi përgjegjës në Gjykatën e Lartë të Madridit, Pablo Llarena ka vendosur të tërheqë urdhër-arrestin europian për ish-presidentin rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont.
Gjykata e Landit Schleswig vendosi para një jave, se Puigdemont mund të ekstradohet në Spanjë, por vetëm për dyshimin e keqpërdorimit të parave publike dhe jo për rebelim, akuza kryesore e drejtësisë spanjolle. Gjykata gjermane do të vendoste shpejt për ekstradimin.
Në deklaratën e Gjykatës së Lartë të Spanjës theksohet se vendimi i Gjykatës së Landit gjerman, e minoi punën e gjykatësit Llarena. Gjykatësi spanjoll akuzon drejtësinë gjermane ndër të tjera për “mungesë angazhimi”. Por Llarena heq dorë nga dërgimi i çështjes për Gjykatën Europiane të Luksemburg.
Puigdemont në vjeshtën e vitit 2017, në vazhdën e një referendumi për pavarësi, u vendos në Belgjikë. Në kthimin nga vendet skandinave ai ndalua në 25 mars në landin Schleswig-Holstein.
Top Channel