28/07 13:46
Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes.
Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane, duke zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2020.
Hamilton i jep fund kështu zërave që lidhnin të ardhmen e tij me rivalin më të fortë të Mercedesit, italianët e Ferrarit.
Piloti britanik ka fituar 4 herë titullin kampion bote në Formula 1, dhe këtë sezon është një nga pretendentët kryesorë së bashku me Sebastian Vettel, për ta çuar në 5 numrin e titujve.
Top Channel