Barça në “luftë” me Realin, Dembele dhe para për Hazard

19/07/2018 22:03

Është folur shumë se Hazard mund të jetë lojtar i Realit të Madridit në sezonin e ri, por madrilenët edhe në këtë transferim të mundshëm kanë përballë rivalët historikë të Barcelonës.

“Onda Cero” shkruan së fundmi se Barça po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të lojtarit belg.

Sipas medias spanjolle, Barcelona është e gatshme të negociojë dhe të ofrojë Dembele dhe para për të siguruar mesfushorin.

Hazard ishte një prej lojtarëve më të mirë në Botërorin e sapo mbyllur, ku e ngjiti Belgjikën të tretën, ndërkohë prej vitesh ai është një prej më të mirëve të Chelsea në Premier League.

Top Channel